image Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, ka të plagosur

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, ka të plagosur

news image

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sontme në fshatin Rekë të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi, i cili ka bërë të ditur se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth 20:15 kemi marrë informatë se në fshatin Rekë të Kaçanikut dyshohet se është një person i plagosur. Policia me automjetin e ambulancës ka dalur në vendin e ngjarjes, ku sipas mjekëve dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ai është dërguar për në QKUK. Policia është në vendin e ngjarjes duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në identifikimin e persona të dyshuar”, tha Gashi për Sinjalin./Gazeta Sinjali/