image Detaje rreth vdekjes së dyshimtë në Prizren, 60-vjeçari e parkoi veturën dhe tha se po pushon

Siguri

Detaje rreth vdekjes së dyshimtë në Prizren, 60-vjeçari e parkoi veturën dhe tha se po pushon

news image

Një person me inicialet A.M., i moshës 60-vjeçare është gjetur i vdekur pasditen e sotme në një veturë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

Lidhur me rastin burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se disa dëshmitarë e kanë parë viktimën duke e parkuar veturën në rrugën “Jusuf Gërvalla” dhe duke dalë nga ulësja e shoferit.

Sipas burimeve, dëshmitarët e kanë pyetur nëse ka nevojë për ndihmë, por viktima iu është përgjigjur se vetëm do të pushoj në ulëset e pasme të veturës.

Pas një ore kanë qenë të njëjtit dëshmitarë të cilët e kanë lajmëruar rastin në Polici.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë deklaroi se rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren.

/GazetaSinjali/