Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për operacionin gjatë së cilit në bashkëpunim me njësinë FAST Kosova të Policisë së Kosovës, u arrestuan katër persona të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e të arrestuarve, siç njoftoi edhe policia, është një i dyshuar për “Mashtrim”, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Prokuroria njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Në po atë lokacion, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të cilët posedonin substanca narkotike dhe të njëjtit janë duke u intervistuar nga Policia./Gazeta Sinjali/