image Kjo është gjendja e 20 nxënësve në Lipjan që dyshohet se u helmuan

Shëndetësi

Kjo është gjendja e 20 nxënësve në Lipjan që dyshohet se u helmuan

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi se janë helmuar disa nxënës të shkollës fillore dhe shkollës së mesme në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit.

Për Sinjalin, këtë e kanë konfirmuar burime brenda QMF-së në këtë fshat.

Ky burim ka thënë se numri i të helmuarve është rreth 20 mirëpo që gjendja e tyre është stabile.

Ai ka thënë që shumica e të helmuarve i kanë kaluar simptomat me terapi orale, e vetëm dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe kanë pranuar terapi intravenoze.

Nuk kemi informacione të hollësishme, mirëpo është një lloj helmimi që po hulumtohet nga inspektori sanitar. Mjekët e kanë konstatuar që është helmim pasi shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të njëjta, si diarre, dhimbje barku e vjellje. Numri i të helmuarve është përafërsisht 20 dhe gjendja e tyre është stabile. Shumica e tyre e kanë kaluar me terapi orale, ndërsa dy prej tyre kanë pasur nevojë për terapi intravenoze. Për këtë rast është lajmëruar drejtori i shkollës dhe inspektoriati sanitar”, ka thënë ky burim.

Ndërsa Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me drejtorin e QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi.

Ai ka thënë që inspektorati sanitar ka dalë në terren për t’i verifkuar shkaqet e mundshme të helmimit.

Supozohet se janë helmuar por nuk është diçka e sigurt. Kemi informacione që inspektoriati sanitar ka dalë në terren për t’i gjetur arsyet. Nuk ka ndonjë pacient që ka pasur shqetësime të mëdha”, ka thënë Krasniqi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/