image Detaje nga aksioni masiv i Policisë në Gjakovë kundër atyre që nuk respektuan masat e Qeverisë

Siguri

Detaje nga aksioni masiv i Policisë në Gjakovë kundër atyre që nuk respektuan masat e Qeverisë

news image

Gjatë aksionit të Policisë dhe Inspektoratit që u zhvillua mbrëmë në Gjakovë, u mbyllen 5 lokale dhe janë arrestuar 6 person. Policia po ashtu ka shqiptuar 75 gjoba për mosrespektim të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Deri më tani i kemi 8 rastë të iniciuara për mosveprim sipas dispozitave ligjore gjatë pandemisë, të cilat do të procedohen në prokurori me kallëzim penal. Janë arrestuar 6 persona dhe janë ndaluar 2 të tjerë me vendim të prokurorit për 48 orë. Policia po ashtu ka mbyllur 5 lokale dhe ka shqiptuar 75 gjoba”, ka thënë Graishta.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë zhvilluar mbrëmë një aksion në tërë Kosovën për të monitoruar zbatimin e masave të qeverisë. /GazetaSinjali/