image Dështon transferimi i Aubameyang te Barcelona, ja arsyeja

Futboll

Dështon transferimi i Aubameyang te Barcelona, ja arsyeja

news image

Sipas The Athletic, bisedimet mes Arsenalit dhe Barcelonës rreth huazimit të Aubameyangut kanë dështuar.

Barcelona nuk ka ofruar mjaftueshëm para për mbulimin e pagës së gabonezit, me ç’rast bisedimet kanë dështuar.

Kështu, Aubameyang nuk do të transferohet në “Camp Nou”.

32-vjeçari nuk ishte në planet e Mikel Artetas, duke iu hequr edhe shiriti i kapitenit dhe duke u lënë jashtë ekipit për disa ndeshje të “Topçinjve”. /Gazeta Sinjali Sporti/