image Deri para 4 ditësh s'kishte asnjë rast me koronavirus, tani kjo komunë shënon 11 raste për 4 ditë

Kosovë

Bilanci/ Deri para 4 ditësh s’kishte asnjë rast me koronavirus, tani kjo komunë shënon 11 raste për 4 ditë

news image

Komuna e Mitrovicës së Jugut, që deri para pak ditësh s’kishte asnjë rast me koronavirus, tani po shënohen raste të reja për çdo ditë.

Sipas njoftimit të fundit nga IKSHPK-së, nga Komuna e Mitrovicës së Jugut ka plus pesë raste të reja me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në këtë komunë ka qenë vetëm pra 4 ditësh, më 30 prill.

Ndërsa me datën 01.05.2020, rezultatet e dala nga IKSHPK-ja treguan se ky numër është rritur me pesë raste të reja të lokalizuar në vendbanimin Rekë.

Ky trend i rritjes së numrit të të infektuarve në Komunën e Mitrovicës e ka çuar në 11 numrin total të rasteve nga ky qytet, që deri para pak ditësh ishte i paprekur. /Gazeta Sinjali/