image Dërgohet në strehimore një femër në Podujevë pasi u sulmua fizikisht nga një mashkull

Siguri

Dërgohet në strehimore një femër në Podujevë pasi u sulmua fizikisht nga një mashkull

news image

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull në Podujevë.

Pas sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në qytetin e Podujevës dhe më pas është dërguar në strehimore.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Podujevë  21.09.2020-22:00. Viktima  femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF –Podujevë dhe më pas është dërguar në strehimore. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/