image Dërgohet në QKUK 28-vjeçari nga Malisheva që u gjet sot, Policia jep detaje

Kosovë

Dërgohet në QKUK 28-vjeçari nga Malisheva që u gjet sot, Policia jep detaje

news image

Jetmir Rudi, 28-vjeçari nga fshati Rud i komunës së Malishevës është gjetur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar një familjar i tij, i cili tha se Jetmiri është gjetur rreth orës 18:00, dhe sipas tij, 28-vjeçari është gjetur në rrethinën e fshatit Rud.

Kurse, po ashtu për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka dhënë detaje të reja duke thënë se Rudi së pari është sjellë në QKMF të Malishevës për trajtim mjekësor, pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë, për ekzaminim më të detajuar.

“Njoftoheni se rreth orës 18:00 viktima është gjetur nga familjarët e tij në hyrje të fshatit Rud.I njëjti është sjellë në QMKF-Malishevë për tretman mjekësor, e pas kontrollit fillestar është dërguar në QKUK-Prishtinë për ekzaminim më të detajuar. Në momentin e gjetjes viktima ka qenë ne gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka pasur ndonjë lëndim trupor , por ka qenë i shqetësuar”, tha Xhurkaj.

Tutje, ai tha se hetimet janë në trajtim të përshpejtuar lidhur me rastin.

/Gazeta Sinjali/