image Dërgohet në mbajtje njëri nga të dyshuarit për gjuajtje me armë në oborrin e shkollës në Bërnicë

Siguri

Dërgohet në mbajtje njëri nga të dyshuarit për gjuajtje me armë në oborrin e shkollës në Bërnicë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë intervistuar lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri në oborrin e një shkolle në fshatin Bërnicë të Prishtinës, më 3 shtator rreth orës 19:20, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, policia njofton se janë identifikuar dy persona, njëri 17 dhe tjetri 18 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

Policia bën të ditur se njëri prej tyre, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas hetimeve paraprake, raportohet se të dyshuarit kanë qenë me biçikleta në atë zonë dhe në afërsi të shkollës janë takuar me një grup personash, me të cilët njoftohet se kanë pasur një zënkë çasti.

“Pala ankuese dyshohet se kanë ekspozuar mjete të mbrehta (thika), kurse njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë (pistoletë).  Të dyshuarit janë larguar nga aty dhe dyshohet se në largim e sipër dyshohet se kanë shtënë një herë me armë në ajër”, thuhet në kumtesën e policisë.

Komunikata e plotë:

Më 03.10.2020, në ora 19:20, në fshatin Bërnicë e Poshtme-Prishtinë, ka ndodhur një rast ku ka pasur një të shtënë me armë. Policia atë mbrëmje ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku ka intervistuar në cilësi të ankuesit dy persona, meshkuj kosovarë, të moshës 19 dhe 20 vjeçare.

Hetuesit policorë, e kanë trajtuar rastin dhe pas një punë intensive hetimore sot, më 07.10.2020, kanë arritur t’i identifikojnë dy persona meshkuj kosovarë të moshës 17 dhe 18 vjeçar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rast.

Në bazë të hetimeve paraprake, të njëjtit kanë qenë duke ngarë biçikletat në atë zonë dhe në afërsi të shkollës fillore kanë hasur në një grup personash me të cilët kanë pasur një zënkë të çastit. Pala ankuese dyshohet se kanë ekspozuar mjete të mbrehta (thika), kurse njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë (pistoletë).  Të dyshuarit janë larguar nga aty dhe dyshohet se në largim e sipër dyshohet se kanë shtënë një herë me armë në ajër.

Nga rezultatet e hetimeve të deritanishme, nuk kanë pasur probleme të mëhershme mes personave të përfshirë në rast dhe se incidenti ka qenë një mosmarrëveshje e çastit.

Pas intervistimit të dy personave të përfshirë në rast, me aktvendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, përderisa arma e zjarrit është konfiskuar./Gazeta Sinjali/