image Dërgohen në mbajtje dy të dyshuarit që u rrahën mbrëmë me policët në Skënderaj

Siguri

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuarit që u rrahën mbrëmë me policët në Skënderaj

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga tre të dyshuarit që u arrestuan mbrëmë për shkak se sulmuan dhe penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes raportit 24-orësh, policia njofton se ndalimi i tyre u bë me urdhër të prokurorit, i cili po ashtu urdhëroi lirimin në procedurë të rregullt për të dyshuarin e tretë.

“Skënderaj 31.10.2020 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj Kos. pasi që një patrullë e policisë ka vërejtur disa persona pa maska anti-COVID-19, të cilët kanë tentuar t’i legjitimojnë mirëpo njëri nga ta ka refuzuar dhe nuk i ka respektuar urdhrat e policisë. Gjatë arrestimit tre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tre persona kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që dy nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Gazeta Sinjali publikoi mbrëmë videon nga momenti i rrahjes./Gazeta Sinjali/