image Tollovi e madhe në qendrën e testimit për COVID-19 në Obiliq (VIDEO)

Sinjalizime

Tollovi e madhe në qendrën e testimit për COVID-19 në Obiliq (VIDEO)

news image

Tollovi e madhe është krijuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili edhe ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit.

Sipas tij, mjekët duhet të fillojnë me procesin e testim nga ora 11:00, por akoma nuk kanë filluar dhe nga kjo vonesë qytetarët janë të revoltuar, sepse sipas tij pritjet janë të gjata dhe ka shumë parregullsi.

“Së pari ishim brenda duke pritur, mandej na qiten jashtë mbrapa objekti me prit në radhë … shumë parregullsi e tmerrshme”, shprehet ai.

“Ka shumë që po kthehen që kam ardh tash, se po thonë që ne punojmë nga ora 11:00 deri 13 ora …dhe ka shumë që kemi me i kry për testime dhe nuk arrijnë me i testu deri ne ora 13:00 …kështu që vini nesër…”, thotë mes tjerash sinjalizuesi.

Ai për fund tregoi se edhe 20 persona të tjerë janë duke pritë me radhë për testim.

/GazetaSinjali/