image Masat e reja/ Kur jeni në lokal maska është e obligueshme edhe gjatë shkuarjes në tualet - Sinjali

Masat e reja/ Kur jeni në lokal maska është e obligueshme edhe gjatë shkuarjes në tualet

news image

Gjatë ditës së djeshme janë marrë masat e reja antiCOVID nga Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive.

Në këto masa bënë pjesë edhe obligueshmëria për ta bartur maskën, përveç në disa raste të veçanta.

Me masat e reja thekësohet se klientët në lokale duhet të qëndrojnë ulur, me përjashtim të disa rasteve: Kur klienti hyn ose del nga lokali, paguan porosinë, shkon në tualet, si dhe kur është e nevojshme për siguri apo shëndet dhe në të gjitha këto raste është e obligueshme bartja e maskave.

Masat për gastronominë:

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

39.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

39.2 Ndërsa paguan porosinë;

39.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

39.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: