image Policia dhe qytetarët përfshihen në një rrahje në shesh të Skenderajt, shkak mosvendosja e maskës

Siguri

Policia dhe qytetarët përfshihen në një rrahje në shesh të Skenderajt, shkak mosvendosja e maskës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për shkak të një incidenti që ndodhi mes këtyre të fundit dhe disa zyrtarëve policorë sonte në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Gazetën Sinjali tha se arsyeja e incidentit është se njëri nga të arrestuarit kishte refuzuar të legjitimohet, pasi i njëjti nuk e kishte maskën e vendosur. Ndërsa, dy të dyshuarit e tjerë po intervistohen për sulm dhe pengim të zyrtarëve policorë.

“Tre persona në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar, ku aktualisht janë duke u intervistuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit kishte refuzuar të legjitimohet pasi i njëjti nuk e kishte maskën e vendosur, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po intervistohen për sulm dhe pengim të zyrtarëve policor. Rasti është duke u hetuar “Sulm ndaj zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare”, tha ai. /Gazeta Sinjali/