image Me maska dhe armë, grabitet banka BKT në Koplik (VIDEO)

Shqipëri

Me maska dhe armë, grabitet banka BKT në Koplik (VIDEO)

news image

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një bankë të nivelit të dytë në Koplik, Malësi e Madhe. Burimet bëjnë me dije se është grabitur dega e bankës BKT.

Autorët kanë hyrë në bankë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur para, sasia e të cilave ende nuk dihet.

Ata janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip golf i zi.

Autorët mësohet se janë larguar në drejtim të Bajzës, ku dhe njoftohet se është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur për grabitjen e bankës.

Në bankë, në momentet kur ka ndodhur vjedhja, gjendeshin klientët dhe punonjësit.

/GazetaSinjali/