image Masat e reja antiCOVID/ Nuk është e nevojshme maska në ambientet e jashtme

Kosovë

Masat e reja antiCOVID/ Nuk është e nevojshme maska në ambientet e jashtme

news image

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje online në të cilën janë miratuar masat e reja në mbrojtje ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje është vendosur që maska në hapësirat e jashtme nuk është më e nevojshme si dhe muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve.

Gjithashtu, masat tjerat që hyjnë në fuqi nga nesër janë:

  • Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;
  • Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;
  • Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;
  • Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
  • Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet;
  • Hapen fitneset.

/GazetaSinjali/