image Derbi i nxehtë i Manchesterit, publikohen formacionet zyrtare, Man Utd - Man City

Futboll

Derbi i nxehtë i Manchesterit, publikohen formacionet zyrtare, Man Utd – Man City

news image

Manchester United pret Manchester Cityn sot luajnë duelin në atë që mund të jetë një nga ndeshjet e tyre më të barabarta në Premier League në vite.

United ka fituar tetë ndeshje radhazi dhe mund të barazojë ecurinë e tyre më të gjatë të fitoreve në të gjitha garat që kur Alex Ferguson u tërhoq si trajner në 2013.

City i vendit të dytë, i cili është katër pikë mbi United, humbi ndaj Southampton në Kupën Carabao të mërkurën.

United ka humbur vetëm një herë në 18 ndeshje që nga humbja 6-3 nga City në tetor.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Man Utd XI: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Shaw, Malacia; Casemiro, Fred; Bruno Fernandes, Eriksen, Rashford; Martial.

Man City XI: Ederson, Walker, Akanji, Ake, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Mahrez, Foden, Haaland.

Dueli fillon nga ora 13:00.

/GazetaSinjali/