image Derbi anglez: Man City - Liverpool, formacionet e mundshme, statistika, parashikim

Futboll

Derbi anglez: Man City – Liverpool, formacionet e mundshme, statistika, parashikim

news image

Pas një pauze dy-javore, rikthehet sot në aksion kampionati anglez, Premier League.

E s’kishte si të rikthehej më mirë, me derbin më të nxehtë të 4-5 viteve të fundit, mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Manchester City do ta mirëpresin në shtëpi skuadrën e Liverpoolit, në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të, me fillim nga ora 13:30.

Ndonëse Liverpooli nuk ka qenë në një formë të lartë këtë sezon, ky takim ka prodhuar gjithmonë spektakël viteve të fundit, duke fituar herë njëra, herë tjetra, shkruan Sinjali Sport.

‘Qytetarët’ të cilët janë 8 pikë mbrapa nga lideri Arsenal por me një ndeshje më pak të zhvilluar, e kanë të ‘detyruar’ fitoren nëse duan të shpresojnë ende në kapjen e londinezëve për titullin kampion.

Ndërkohë, edhe për Liverpool është gjithashtu tejet e rëndësishme kjo sfidë, me ‘Të Kuqtë’ që dëshirojnë të zënë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Të rejat nga lëndimet:

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i dyshimtë për shkak të problemit të ijeve që e detyroi atë të humbasë detyrën ndërkombëtare me Norvegjinë.

Mesfushori Phil Foden është jashtë dhe do të mungojë rreth 3 javë, ka konfirmuar Guardiola.

Sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez, është në garë edhe pse u tërhoq nga skuadra e Uruguait për shkak të një prerjeje në kyçin e këmbës.

Mungesa afatgjatë Luis Diaz është afër rikthimit nga një dëmtim në gju, por kjo ndeshje vjen shumë shpejt për anësorin.

Thiago, Naby Keita dhe Calvin Ramsay mbeten jashtë.

Statistika kokë-më-kokë

  • Liverpool synon të kompletojë dopietën e fitoreve në Premier League kundër Manchester Cityt për herë të tretë, pasi e ka bërë këtë në 2005-06 dhe 2015-16.
  • ‘Reds’ janë 19 pikë prapa kundërshtarëve të tyre në tabelë – më së shumti përpara se të përballeshin me ta në një ndeshje të Premier League.

Manchester City

  • Man City synon të fitojë katër ndeshje radhazi në ligë për herë të parë këtë sezon.
  • Në dy rastet e mëparshme kur ata kanë fituar tre ndeshje të njëpasnjëshme të ligës këtë sezon, ata kanë humbur ndeshjen e tyre të radhës – duke përfshirë një humbje 1-0 nga Liverpool në tetor.
  • Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar 25 nga 27 ndeshjet paraprake në shtëpi në ligë dhe kupë (1 barazim, 1 humbje).
  • Një portë e gjashtë radhazi e paprekur në të gjitha garat do të barazonte rekordin e tyre të klubit, një sekuencë që e kanë regjistruar për herë të fundit në nëntor dhe dhjetor 2020.
  • Erling Haaland ka shënuar 42 gola kompetitivë në 37 ndeshje për Cityn – të vetmit lojtarë që kanë shënuar më shumë në një sezon për një klub të Premier League janë Ruud van Nistelrooy (2002-03) dhe Mohamed Salah (2017-18), të cilët shënuan 44 për Manchester United dhe Liverpool respektivisht.

Liverpool

  • ‘Reds’ rrezikojnë të humbasin tre ndeshje radhazi në të gjitha garat pa shënuar për herë të parë që nga viti 2009.
  • Liverpool ka shënuar 13 gola në po aq ndeshje si mysafir këtë sezon dhe nuk ka arritur të shënojë në katër nga pesë ndeshjet e fundit të ligës në udhëtim.
  • Fitorja do të siguronte që ‘Merseysiders’ të bëhen klubi i katërt që regjistron 250 fitore si mysafir në Premier League, pas Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.
  • Jurgen Klopp ka fituar 11 nga 27 ndeshjet si trajner kundër Pep Guardiolës, me spanjollin që ka nëntë fitore dhe shtatë ndeshje të përfunduara me barazim (përfshirë ato të vendosura nga gjuajtjet e penalltive).
  • Diogo Jota ka kaluar 29 ndeshje radhazi pa gol për Liverpoolin që kur shënoi në barazimin 2-2 si mysafir ndaj Manchester Cityt më 10 prill 2022.

Formacionet e mundshme (FOTO)

image

Parashikim i ndeshjes: 1-1

/GazetaSinjaliSport/