Sot, në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë listë është edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti, e cila ndonëse jeton në Prishtinë, ka harxhuar 810 euro për karburant për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në mbledhjet e komsioneve parlamentare gjatë muajve nëntor – dhjetor.
Ani pse nuk bëri asnjë reagim për këtë, deputetja nga Prizreni vendosi që të manipulonte me ndjekësit e saj në Facebook.
Ajo e fshiu nga profili i saj vendbanimin, Prishtinë, për ta rikthyer sërish pas reagimit të qytetarëve në Facebook.
Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë sot me deputeten Hoti, por e njëjta nuk u është përgjigjur thirrjeve dhe pyetjeve të redaksisë./GazetaSinjali/