image Deputeti i LVV-së për Shalën: Më së paku e prisja prej akademikut

Politikë

Deputeti i LVV-së për Shalën: Më së paku e prisja prej akademikut

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Gazmend Gjyshica, thotë se është sulmuar fizikisht nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Ai ka paralajmëruar se rastin do ta raportojë edhe në Policinë e Kosovës, teksa thotë se deklaratat e tij do t’i vërtetojnë edhe pamjet që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit.

Derisa rrëfente për incidentin me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gjyshinca tha se këtë nuk e priste nga akademiku Kujtim Shala dhe nga Gashi që është deputet i Kuvendit për shumë mandate.

“Më së paku e prisja prej akademikut e një deputeti që ka shumë mandate si deputet në Kuvendin e Kosovës. Jam befasuar, se do të ngjante diçka e tillë nga deputetet e LDK-së për mua është e vështirë ta kuptoj edhe sot…Pasi jam sulmu unë kam bërë disa hapa prapa si shenjë e mosdëshirës që të bëhem pjesë e kësaj”, tha Gjyshinca në një paraqitje para gazetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjyshinca tha se sulmi ka ndodhur në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, për rastin e ka njoftuar edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/