Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala sot ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Shala për Gazetën Sinjali ka thënë se është në gjendje të keqe shëndetësore pasi vuan nga pneumonia (ndezje e mushkërive).
“Ka disa ditë që kam pasur simptoma, prandaj edhe jam testuar. Testin e kam bërë më 3 gusht, ndërsa që nga 31 korriku jam në vetizolim. Sot ma konfirmuan që jam pozitiv me koronavirus. Jam me frymëzënie, temperaturë, kokëdhimbje e plogështi. Mezi po flas. Kam probleme me pneumoninë, më ka dalë shumë e lartë”, u shpreh ai.
Shala më tutje tha se gjendja i është përkeqësuar për shkak të pneumonisë dhe për këtë arsye është hospitalizuar në repartin infektiv të Spitalit të Prizrenit./Gazeta Sinjali/