image Depay pritet të transferohet falas te Juventusi - Sinjali

Depay pritet të transferohet falas te Juventusi

news image

Avokati i Memphis Depay, Sebastien Ledure, pritet të takohet sot me Barcelonën për të ndërprerë kontratën e holandezit përpara një lëvizjeje të lirë në Juventus.

Gjigantët e Serisë A kanë arritur tashmë një marrëveshje parimore me ish-sulmuesin e Manchester United, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë me katalanasit.

Sipas Sport, përfaqësuesi i tij Ledure, i njëjti njeri që bëri të mundur rikthimin e Romelu Lukakut në Inter, do të takohet sot me drejtorët e Barcelonës, me shpresën për të finalizuar zgjidhjen e kontratës së sulmuesit.

Depay e ka bërë të qartë se ai do të largohet nga Barcelona vetëm falas, por sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi ka kërkuar një pagesë për t’u larguar nga klubi.

Gjigantët e La Ligës janë në krizë financiare dhe duhet të çlirojnë pagat për të regjistruar nënshkrimet e tyre të reja, kështu që ata ka të ngjarë të bien dakord për shkëputjen e kontratës së Depay.

Dy palët janë ende në bisedime, por sipas raportit, Depay dhe Barcelona duhet të arrijnë një marrëveshje sot.

Ish-ylli i Lyon dhe Manchester United pritet të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 5 milionë euro në Torino, ku do të zëvendësojë Alvaro Morata-n.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: