Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, me inicialet : H.SH i moshës 69-vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.
I moshuari është gjobitur me 500 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt, Divizioni i Kundërvajtjes. /GazetaSinjali/