image Dënohet me tre vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë i akuzuari për tentim vrasjen e një personi në Pejë

Drejtësi

Dënohet me tre vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë i akuzuari për tentim vrasjen e një personi në Pejë

news image

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me tri vjet burgim dhe me 1 mijë euro gjobë të pandehurin A.T., i cili akuzohej për tentim vrasjen e Z.A., shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2020, kur i pandehuri T.A., kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të Z.A., duke tentuar që ta privojë nga jeta, derisa ky i fundit bashkë me vëllain e tij po përlesheshin me djalin e të pandehurit.

Gjykata njofton se i pandehuri ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Ndërkaq, dënimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh duke ia llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Kurse, dënimin me gjobë është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Nëse i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë, gjykata mund të zëvendësojë dënimin me gjobë me dënim me burgim, ku dënimi me burgim zëvendësohet me dënimin me gjobë ashtu që një ditë burgim llogaritet me 20 euro gjobë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Po ashtu, gjykata njoftoi se të pandehurit iu konfiskua arma dhe municioni dhe është dhënë urdhër që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit./Gazeta Sinjali/