image Dënohet me burgim personi që kultivonte bimë narkotike në shtëpi

Drejtësi

Dënohet me burgim personi që kultivonte bimë narkotike në shtëpi

news image

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  A.B.,  për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit, në qershor të vitit 2019 policia i kishte shkuar në shtëpinë e tij për një kontroll pasi që ishte lajmëruar për dhunë në familje, mirëpo kishte gjetur se i dyshuari kishte kultivuar bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve, në vazo me dy substance narkotike të llojit kanabis Sativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 cm, kurse tjetra me gjatësi prej 0.52 cm në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren.

Gjykata përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i dyshuari është dënuar me dënim me kohëzgjatje prej 1 viti.

“Me datë 24 qershor 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, pa autorizim kultivon bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave prikotrope, dhe atë dy substanca narkotike të llojit kanabis Cativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 Cm, kurse tjera me gjatësi prej 0.52 Cm, të cilat bimë i pandehuri i kultivon në vazo në oborrin e shtëpisë së tij, e të cilat janë gjetur ditën kritike nga patrolla policore e cila ishte për kontroll, për një rast të lajmëruar për dhunë në familje.

Kësodore ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkures së
kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin
e GJYKON: Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,

Gjykata krahas dënimit kryesor i shqipton edhe DËNIM PLOTËSUES dhe atë: marrjen – konfiskimin e dy bimëve – substancave narkotike të lloji kanabis.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”.
/GazetaSinjali/