image Dënohet ashpër sulmi fizik ndaj infermierit të Spitalit të Mitrovicës

Shëndetësi

Dënohet ashpër sulmi fizik ndaj infermierit të Spitalit të Mitrovicës

news image

Nga Spitali i Përgjithshëm ”Dr Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë njoftojnë se, rreth orës 3:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës është sulmuar fizikisht infermieri F.M

“Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetarë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jasht objektit të Spitalit për ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë që pacienti duhet të sillet në repart që paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar”, thuhet në njofitmin e Spitalit të Mitrovicës.

Më tej në njoftim thuhet se pas refuzimit të inferimierit për të dal jasht objektit, ai është sulmuar fizikisht.

“Institucioni dënon ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor”, thonë nga Spitali i Mitrovicës.

/GazetaSinjali/