image Sulmuan policët në Shtërpcë, arrestohen dy persona

Siguri

Sulmuan policët në Shtërpcë, arrestohen dy persona

news image

Pothuajse në çdo raport të Policisë raportohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë nëpër komuna të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje një rast i tillë ka ndodhur në Shtërpcë. Atje dy persona në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin duke e kryer detyrën zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR: Shtërpcë 24.12.2021-22:25. Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit (nën ndikim të alkoolit ) duke i ofenduar i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë derisa ishin në kryere të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/