image 6 të arrestuarit për rrahjen me shishe qelqi në lokalin e Prizrenit: Ishim të dehur dhe na provokonin

Siguri

6 të arrestuarit për rrahjen me shishe qelqi në lokalin e Prizrenit: Ishim të dehur dhe na provokonin

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e  6 të dyshuarve për rrahjen në lokalin “Societe Lounge”, më 31 korrik në Prizren. Të njëjtit u prangosen dje, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndërsa tani Policia ka dalë me një njoftim, me disa detaje për të dyshuarit, shkruan Sinjali.

“Pas veprimeve operative – hetimore  në lidhje me rastin, me 04.08.2021, është arritur që të sigurojmë video-incizime nga lokali, ku dyshohet të ketë  ndodhur rasti, pas analizimit të video- incizimeve është  arritur që të i identifikojmë gjashtë të dyshuarit e këtij rasti: M.  XH. i datëlindjes 1994, E. A. i datëlindjes 1995, D. K. i datëlindjes 1991, D. D. i datëlindjes 1993, SH. H. i datëlindjes 2000 dhe M. H. i datëlindjes 1996“, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Policisë, gjashtë të dyshuarit, gjatë intervistimit kanë deklaruar se atë natë kishin konsumuar shumë pije alkoolike dhe sipas tyre ishin provokuar vazhdimisht nga pala tjetër të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Sinjali sot raportoi po ashtu se të njëjtit, me vendim të prokurorit, gjenden në ndalim për 48 orë dhe dyshohen për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/