image Të dehur tentojnë të hyjnë me forcë në një hotel në Pejë, thyejnë derën kryesore

Siguri

Të dehur tentojnë të hyjnë me forcë në një hotel në Pejë, thyejnë derën kryesore

news image

Dy persona janë arrestuar pas mesnatës së 17 qershorit në rrugën “Papa Kelmendi” të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë dy personat e dyshuar, shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë në një hotel, derisa ishin në gjendje të dehur.

Këto burime njoftuan se dy të huaj derisa tentuan të hynin në hotel mbanin pije alkoolike në dorë, por u ndaluan nga sigurimi i hotelit.

Për shkak se nuk u lejuan të hyjnë brenda dy personat e dyshuar kanë thyer xhamin e derës së hotelit.

Rasti është hapur si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /GazetaSinjali/