image Përleshje mes tre të dehurve në Elbasan, vritet një 40-vjeçar

Shqipëri

Përleshje mes tre të dehurve në Elbasan, vritet një 40-vjeçar

news image

Një person ka mbetur i vdekur në një përleshje mes tre personave të dehur, në orët e parë të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Policia e Shqipërisë njofton se të dyshuarit janë përleshur me njëri tjetrin me shishe dhe sende të forta.

Policia njoftoi se në konflikt janë përfshinë shtetasit me iniciale A.H 42 vjeç; S.S 34 vjeç dhe F.L 40 vjeç. Bëhet me dije se 40-vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa, dy të tjerët të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/