image Dënohen me nga 1 vit burg tre pjesëmarrësit e protestës "Monstra"

Rajon

Dënohen me nga 1 vit burg tre pjesëmarrësit e protestës “Monstra”

news image

Tre pjesëmarrësit e protestës “Monstra”, Shaban Veseli, Behar Dalipi dhe Besart Kalisi, janë dënuar me nga 1 vit burgim, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut i ka akuzuar të dënuarit për dhunë dhe prishje të rendit gjatë protestës.

Qysh në fillim të seancës, të akuzuarit kanë pranuar fajin për të cilin po akuzohen, por që avokati i tyre nuk u pajtua me masën e dënimit.

“Nuk jemi të kënaqur nga masa e dënimit. Për të njëjtën do të ankohemi dhe do të ndërmarrim të gjithë veprimet ligjore edhe për masën e paraburgimit edhe për masën e dënimit”, tha avokati, Elenko Millanov.

Kurse, dy të akuzuarit tjerë, Artan Sadiku dhe Fabio Idrizi, nuk e kanë pranuar fajin se morrën pjesë në dhunë, teksa avokati i tyre tha se për ta nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë veprën.

“Kam bërë kontroll dhe vlerësoj se për dy të akuzuar, nuk ka asnjë dëshmi që mundet të vërtetohet se bëhet fjalë për këta dy persona Fabio Idrizi dhe Artan Sadiku, ndërsa nga fotografitë që janë dorëzuar si dëshmi nuk mundet të vërtetohet se bëhet fjalë për të këto dy të akuzuar”, tha avokati Asmir Alispahiq.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit në protestën e 26 shkurtit për Monstrën kanë qenë pjesë e turmës të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj nëpunësve policorë dhe disa personave të tjerë të pranishëm, duke gjuajtur me gurë, bekatonka, shufra metalike dhe mjete të tjera me qëllim që të shpërndajnë kordonin policor./Gazeta Sinjali/