image Dënimi nuk ndikon, City në Premier Ligë fitore e radhës e shënon

Futboll

Futboll/ Dënimi nuk ndikon, City në Premier Ligë fitore e radhës e shënon

news image

Manchester City ka arritur të mposhtë me rezultat 2:0 skuadrën e West Ham.

Golat për ekipin e Guardiolas i shënoi Rodri në minutën e 30-të, ndërsa golin e dytë e shënoi De Bruyne në minutën e 62-të, transmeton Gazeta Sinjali.

Me këtë fitore, City i ikën katër pikë larg Leicesterit në Premier Ligë. Duket se dënimi i UEFA-s nuk ka ndikuar shumë tek ekipi i Cityt, që sonte patën një ndeshje tejet të mirë.

Në fundjavë ata do të takohen me ekipin e Leicester që do të jetë vendimtar për vendin e dytë./Gazeta Sinjali/