image Dënim me burg dhe gjobë për arkëtaren që përvetësoi mijëra euro

Dënim me burg dhe gjobë për arkëtaren që përvetësoi mijëra euro

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë- Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtore dhe ka dënuar me burg të pandehurën M. Sh., për veprën penale, “Përvetësimi në detyrë”.

E pandehura M. Sh. është shpallur fajtore dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj dhe dënim me gjobë, në shumën prej një mije (1000) euro, i cili dënim do të paguhet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, e pandehura M. Sh., obligohet që palës së dëmtuar, Institucionin mikrofinanciar “F.” t’ia kompensoj dëmin në shumën prej njëzet e tre mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë (23.977,60) euro pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më tutje në këtë njoftim bëhet e ditur se e pandehura është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale në shumën prej pesëdhjetë euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë euro si dhe shumën prej pesëdhjetë euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit./Sinjali/