image Demiral e kërkon largimin nga Juventusi

Futboll

Demiral e kërkon largimin nga Juventusi

news image

Mbrojtësi turk Merih Demiral i ka kërkuar Juventusit ta lejojë të largohet nga klubi këtë  verë, megjithëse u kthye në Torino për t’i nisur përgatitje parasezonale.

Përfaqësuesi i Turqisë iu nënshtrua testeve mjekësore të martën në qendrën stërvitore të Juventusit para se të ribashkohet me bashkëlojtarë për t’u përgatitur për sezonin e ri.

23-vjeçari iu bashkua ekipit me vonesë për përgatitjet parasezonale, për shkak se ndodhej në Euro 2020 me kombëtaren e vet Turqinë.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore në J Medical këtë mëngjes, por qëndrimi i tij në Torino mund të jetë i shkurtër.

Sipas Calciomercato.com, Demiral dëshiron të largohet nga Juve sepse dëshiron të luajë futboll rregullisht, gjë që do ka kishte shumë të vështirë ta arrijë në Allianz Stadium në një garë të fortë me Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Matthijs de Ligt.

Juventusi është i hapur ta shesë ish-mbrojtësin e Sassuolos për 30 milionë euro, por përfaqësuesit e lojtarit besojnë se çmimi i vendosur nga klubi është shumë i lartë.

Leicester City dhe Evertoni janë shumë të interesuara për shërbimet e turkut jashtë Serie A. Por interesim për të ka edhe nga Roma dhe Atalanta në Itali. /GazetaSinjaliSporti/