image Dembele pranon të largohet, tri skuadra nga Anglia interesohen për të

Futboll

Dembele pranon të largohet, tri skuadra nga Anglia interesohen për të

news image

Ousmane Dembele duket gjithmonë dhe më larg të ardhmes në Barcelonë.

Klubi katalans është i gatshëm ta shesë në këtë afat kalimtar të janarit, pavarësisht se lojtari është gati të negociojë rinovimin e kontratës.

Sipas Marca-s, në orët e fundit Ousmane Dembele, i cili është me valixhe në dorë pas blerjes së Adama Traore nga Barcelona, ka pranuar të largohet menjëherë.

Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e merkatos, nuk do të jetë e lehtë të gjendet një zgjidhje, por menaxheri i tij është vënë në lëvizje dhe ka kontaktuar  Manchester United, Chelsea dhe Newcastle. /Gazeta Sinjali Sporti/