image Dembele pranë nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën

Futboll

Dembele pranë nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën

news image

Gjiganti spanjoll, Barcelona pritet ta mbajë akoma në ekip Ousmane Dembele.

Francezi tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon deri në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet lidhur me zgjatjen e marrëveshjes dhe duket se një gjë e tillë është afër të ndodhë.

Sipas gazetës ‘Sport’, ‘Blaugranët’ kanë gati kontratën e re që Demebelen do e mbajë në “Camp Nou” edhe për shumë vite tjera.

Sulmuesi ka interesim nga shumë skuadra të mëdha evropiane, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë.

Francezi, sapo është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për klubin në repartin e sulmit. /Gazeta Sinjali Sporti/