image Dembele më shumë në spital se në fushë, për tre sezone ka munguar në 65 ndeshje

Futboll

Barcelona/ Dembele më shumë në spital se në fushë, për tre sezone ka munguar në 65 ndeshje

news image

Futbollisti i Barcelonës, Ousman Dembele u ble nga Dortmundi me pritshmëri të mëdha që ta zëvendësoj Neymarin.

Por, Dembele që nga transferimi i tij në Barcelonës, ai ka qëndruar më shumë në spitale se sa në fusha të blerta.

Kjo për shkak të problemeve të shumta që po ka me lëndimet. Ai nuk do të jetë në dispozicion të katalunasve deri në muajin gusht.

Që nga transferimi i tij, Dembele ka luajtur 74 ndeshje, ku ka shënuar 19 gola dhe ka 17 asistime.

Ndërsa, jashtë fushave deri më tani ka qenë 65 ndeshje, por pritet të mungoj edhe së paku 15 të tjera.

Ndeshja e tij e fundit ishte kundër Dortmund, ku nuk arriti të kompletoi 90 minuta për shkak të lëndimit që kishte marrë./Gazeta Sinjali/

Image may contain: 2 people, text