image Delegohen gjyqtarët për javën e 33-të në elitën e futbollit kosovar

Futboll

Delegohen gjyqtarët për javën e 33-të në elitën e futbollit kosovar

news image

Dita e mërkurë dhe e enjte do të ketë në program futbollin vendor, pasi do të luhen ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës, transmeton Sinjali Sport.

Vëmendja e kësaj jave do të jetë në Gjilan, ku edhe do të zhvillohet derbi i “Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Shpëtim Murtezi do të jetë kryesori i kësaj ndeshje.

Në duelin për mbijetesë mes Feronikelit e Trepça 89, drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka.

Ndeshjen mes Besës dhe Prishtinës do ta udhëheqë gjyqtari Visar Kastrati, ndërsa Mervan Berjtullahu do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Ballkani – Arbëria.

Sfidën mes Drenicës dhe Llapit do të gjykojë Gramos Shala.

Më poshtë mund të shikoni edhe listën e plotë të gjyqtarëve të deleguar për secilën ndeshje të Superligës për këtë javë:

 /Gazeta Sinjali Sporti/