image Del lumi nga shtrati, përmbyten dy fshatra

Rajon

Rajon/ Del lumi nga shtrati, përmbyten dy fshatra

news image

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia e erës kanë sjellë problematika të theksuara këtë të dielë në një sërë qytetesh të Shqipërisë.

Në Fushë Krujë situata është përkeqësuar, pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati. Dalja nga shtrati e lumit ka bërë që dhjetëra hektarë tokë në fshatin Mallkuç të përfundojnë nën ujë. Situatë e rënduar paraqitet dhe në fshatin Murqinë, ku 30 banesa janë rrethuar nga uji.

Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar, ndërsa sipërfaqja e përmbytur po zmadhohet pasi prurjet e ujit po shtohen./Gazeta Sinjali/