image Deklarata skandaloze e hetuesit policor, vazhdojnë kërcënimet ndaj gazetarëve të Gazetës Sinjali

Kosovë

Deklarata skandaloze e hetuesit policor, vazhdojnë kërcënimet ndaj gazetarëve të Gazetës Sinjali

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për deklaratën e hetuesit policor nga Policia Rajonale e Gjakovës, Musa Gashi, i cili i ka quajtur argatë të Serbisë personat që dëshmojnë në Gjykatën Speciale, ku ky i fundit pas publikimit të artikullit, e largoi postimin nga Facebook-u. Por, përkundër kësaj, nuk u ndalën kërcënimet dhe komentet fyese në adresë të redaksisë.

Përveç djalit të Gashit, Gazeta Sinjali ka pranuar mesazhe kërcënuese edhe nga një person me emrin Samir Goqi në Facebook, për të cilin gazeta mëson se është djali i motrës së hetuesit policor.

“Heki ato portale e policit e djalit se ta q* farefisin. Të gjejë kudo që je e kukatë nona për ty o rahmetli…”, ka shkruar Goqi në adresë të Sinjalit.

Gashi kishte shpërndarë këtë deklaratë në rrjetin e tij social në Facebook, duke qenë zyrtar policor dhe duke mos u përmbajtur nga deklarimet kundër institucioneve të drejtësisë.

Në atë postim në Facebook, ai ia kishte bashkëngjitur një video-link, ku ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka deklaruar në një televizion se Specialja është “gjykatë mafioze”, ndërkaq ka shtuar se me dëshmitarët që fshehen nuk mund të ketë drejtësi.

/GazetaSinjali/