Një burrë nga Kamenica është arrestuar mbrëmë në një kafiteri. Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ai ishte dehur dhe kishte ekspozuar një armë pa leje, raporton Sinjali.
Policia ia ka konfiskuar armën dhe gjatë kontrollit i është gjetur edhe një armë tjetër e tipit “AK 47”. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur në një lokal kishte ekspozuar një revole për të cilën kishte leje dhe e njëjta i është konfiskuar. Po ashtu gjatë kontrollit në pronën e tij është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë pa leje e llojit ‘AK 47’. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Sinjali/