image Deçani ndanë 100 mijë euro për luftën ndaj koronavirusit

Kosovë

Masa/ Deçani ndanë 100 mijë euro për luftën ndaj koronavirusit

news image

Komuna e Deçanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme me ç’rast ka marrë vendim që të ndajë 100 mijë euro për luftën ndaj pandemisë covid-19.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj tha se në kët seancë, me vendim unanim, është aprovuar ndarja buxhetore në vlerë 100 mijë euro.

 “Sot, kemi mbajtur senacancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Deçanit, ku kemi shqyrtuar pikën e vetme të rendit të ditës, situata me pandeminë COVID-19 dhe ndarja buxhetore për këtë situat emergjete shëndetësore.
Në këtë seancë me vendim unanim kemi aprovuar ndarjën buxhetore në vlerë prej 100.000 euro, me përkrahjen e antarëve të kuvendit nga të gjitha subjektet politike, kjo shumë e ndarë nga kuvendi komunal do të hyjë në funksion të menaxhimit të kësaj situate emergjjente dhe do të kontriboj në operimin e të gjithë akterëve relevant që janë në funksion” thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj./GazetaSinjali /