image Deçanasit rrahen për kyçjen në Ujësjellës, prangosen nga Policia

Siguri

Deçanasit rrahen për kyçjen në Ujësjellës, prangosen nga Policia

news image

Dy persona janë arrestur në Deçan, pasi që të njëjtit dyshohen se janë përleshur në mes vete pas një mosmarrëveshje, lidhur me kyçjen në sistemin e furnizimit me ujë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:55 në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/