image Debat i ‘nxehtë’ në futbollin turk, “fajtor” Vedat Muriqi

Futboll

Sport/ Debat i ‘nxehtë’ në futbollin turk, “fajtor” Vedat Muriqi

news image

Gjyqtari i ndeshjes Kayserispor – Fenerbahçe, Aris Kardesler është në shënjestër të akuzave për shkak të një gabimi në ndeshjen e djeshme.

Bëhet fjalë për rastin kur futbollisti i Kayserisporit Aymen Abdennour ndërhyri keq në Vedat Muriqin në zonën e rrezikshme, rast për të cilin Fenerbahçe kërkoi penallti, shkruan Zëri.info.

Megjithatë gjyqtari Kadesler nuk mendoi për penallti dhe vazhdoi ndeshjen më tutje.

Në fund, Fenerbahçe e humbi ndeshjen me rezultat 1:0 dhe nuk ia arriti që të kalojë në vendin e parë të renditjes tabelare në Superligën turke.

Pas gjithë kësaj kanë reaguar edhe figurat më të njohura të futbollit turk – si gjyqtarë dhe trajnerë – të cilët janë të bindur se ndërhyrja ishte për penallti.

Erman Toroëlu : “Penallti”.

Gürcan Bilgiç: “Penallti”.

Reha Kapsal: “Penallti”.

Ahmet Cakar: “Vedati ishte në pozicion 100 përqind për penallti”./Gazeta Sinjali/