image De Jong: Ndodhem në klubin më të mirë në botë

Futboll

De Jong: Ndodhem në klubin më të mirë në botë

news image

Frenkie De Jong ka deklaruar se ai ndodhet aktualisht në klubin më të mirë në botë.

Holandezi është lidhur me një largim nga Barcelona këtë verë, me Manchester United që raportohet se është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Sipas raporteve, United ka ofruar 60 milionë për shërbimet e mesfushorit, megjithatë Barcelona nuk dëshiron të ulë në çmimin e kërkuar prej 85 milionë eurove.

Së fundi, holandezi është pyetur për një kalim tek klubi anglez, mirëpo 25-vjeçari ka shuar zërat për një kalim, duke theksuar se ai ndodhet tek klubi më i mirë në botë aktualisht.

“Ju gjithmonë kënaqeni kur skuadrat tregojnë interes për ju si lojtar, por unë jam në klubin më të madh në botë për momentin. Ndihem mirë te Barça, kështu që asgjë e re”, është shprehur ai.

/GazetaSinjaliSport/