image De Bruyne flet për formën e Liverpoolit përpara sfidës së "nxehtë" në Anfield

Futboll

De Bruyne flet për formën e Liverpoolit përpara sfidës së “nxehtë” në Anfield

news image

Kevin De Bruyne e konsideron ndryshimin më të madh midis Manchester Cityt dhe Liverpoolit të jetë fakti se ‘Reds’ janë më shumë një “një ekip lart e poshtë”.

Dy skuadrat kanë luftuar tash e sa vite në Premier League për kuroën e Premier Ligës, por këtë edicion duket të jetë më ndryshe. Të dyja kanë pasur sukses të konsiderueshëm, në kompeticionet e ligës angleze dhe të kupave, por është City që ka qenë më i qëndrueshëm pasi skuadra e Pep Guardiolës është kurorëzuar kampion në katër raste në pesë vitet e fundit, ndërsa Liverpooli i Jurgen Klopp ka vetëm një kurorë të titullit gjatë kësaj periudhe.

Përpara se të dy palët të takohen sërish në Anfield të dielën, De Bruyne ka folur për formën e tyre: “Ata janë më shumë një ekip lart e poshtë dhe ne jemi një ekip që ka më shumë kontroll mbi lojën, kështu që nëse mund ta kontrolloni atë stil loje, atëherë ndoshta keni më shumë shanse.”

Mesfushori belg shtoi: “Unë pres që ata të jenë në Liverpoolin më të mirë të mundshëm. Natyrisht ata humbën disa pikë, por ata janë ende Liverpool dhe unë pres që ata të jenë të mirë, vetëm kështu e shoh. Më pëlqejnë lojërat e mëdha, më pëlqejnë atmosferat e mira. Është një lojë si çdo tjetër, padyshim, është e vështirë të luash gjithmonë jashtë në një ekip të top-gjashtësh, mendoj se vitet e fundit kemi bërë mirë“, ka deklaruar belgu.

City shkon në takimin e tyre me Liverpoolin i pamposhtur gjatë gjithë sezonit 2022-23, me një grumbullim prej 23 pikësh në nëntë ndeshje në Premier League duke i lënë ata të dytit në tabelë. Të kuqtë, në të kundërt, e gjejnë veten në vendin e 10-të pasi morën vetëm dy fitore dhe 10 pikë nga tetë ndeshje.

Manchester City ka humbur vetëm një nga 37 ndeshjet e fundit në Premier League dhe është i pamposhtur në 21 të fundit (16 fitore, 5 barazime). Larg shtëpisë, Citizens janë të pamposhtur në 22 ndeshje në Premier League (16 fitore, 6 barazime), ecuria e katërt më e gjatë në historinë e kompeticionit.

‘Qyetarët’ kanë marrë katër pikë nga dy vizitat e tyre të fundit në Anfield, por pësuan një disfatë 3-1 në takimin e tyre të fundit me Liverpoolin – i cili erdhi superkupën e Anglisë “Community Shield” në fillim të sezonit aktual.

/GazetaSinjaliSport/