image De Bruyne flet pas lëndimit që e pësoi në finale ndaj Chelseat

Futboll

De Bruyne flet pas lëndimit që e pësoi në finale ndaj Chelseat

news image

Kevin De Bruyne ishte njëri nga protagonistët e humbjes së Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Dragao” të Portos që përfundoi me rezultat 1-0, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori nga Belgjika nuk e përfundoi të gjithë ndeshjen për shkak se u lëndua pas një përplasje të fortë me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Sot, kur kanë kaluar disa orë nga ajo ndeshje, De Bruyne ka shkruar në “Twitter” ku ka treguar se ka thyer kockat e hundës nga ajo përplasje.

“Përshëndetje djema! Sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Ndihem më mirë tani. Ende jam i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”, ka shkruar De Bryune në “Twitter”. /Gazeta Sinjali Sporti/