image De Bruyne e Foden pranë rikthimit nga lëndimi

Futboll

De Bruyne e Foden pranë rikthimit nga lëndimi

news image

Dyshja e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe Phil Foden janë shumë afër të rikthehen në aksion pas lëndimeve të fundit.

Foden pësoi lëndim derisa përfaqësonte Anglinë në “Euro 2020” dhe ka munguar tërë këtë sezon, derisa mungoi edhe ndaj Polonisë.

De Bruyne gjithashtu u lëndua në “Euro 2020” në ndeshjen mes Belgjikës dhe Portugalisë, derisa kishte edhe disa probleme në përballjen e Man Cityt ndaj Tottenham këtë sezon.

Sipas Manchester Evening Neës, dyshja pritet të stërviten këtë javë dhe ndoshta do jenë gati për përballjen ndaj Leicester Cityt.

Pos tyre, pritet të rikthehet edhe Aymeric Laporte, ngase lëndimi që pësoi të dielën ndaj Gjeorgjisë nuk ka qenë shumë seriozë. /Gazeta Sinjali Sporti/