image Daut Haradinaj reagon pas suspendimit të policit Amir Hoxha

Politikë

Daut Haradinaj reagon pas suspendimit të policit Amir Hoxha

news image

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha i cili kritikoi hapur mospagesën e shujtave për policët.

Haradinaj ka ftuar organet kompetente për kthim të policit Hoxha në vendin e tij të punës.

“Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike. Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës! Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Faceboook.

/GazetaSinjali/