Topi i Artë hyn në edicionin e tij të 66-të në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, teksa do të jenë disa ndryshime për këtë vit.
Tashmë edicioni do të mbahet tre muaj më herët se që ishte zhvilluar paraprakisht, dhe performancat tani do të vlejnë për një sezon, dhe jo më për një vit.
Lionel Messi ka fituar shtatë tituj rekord duke përfshirë Topin e Artë 2021, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me gjithsej pesë dhe e ka fituar për herë të fundit në vitin 2017.
Ceremonia e Topit të Artë 2022 do të zhvillohet më 17 tetor 2022 në “Theatre du Chatelet” në Paris. Koha e fillimit të ceremonisë ende nuk është bërë e ditur.
Përveç shpalljes së çmimit të Topit të Artë për meshkuj, do të zbulohen edhe fituesi i femrave, Kopa Trophy (i dhuruar lojtarit me performancën më të mirë nën moshën 21 vjeç) dhe trofeu Yashin (që njeh portierin më të mirë).
Të gjithë të nominuarit për ceremoninë do të shpallen më 12 gusht 2022.
Karim Benzema është favoriti i qartë për çmimin pasi sulmuesi francez ndihmoi Real Madridin në La Liga dhe Champions League duke eliminuar PSG dhe Manchester City.
Si Sadio Mane, Mohamed Salah, Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappe janë disa nga favoritët e tjerë.
Lionel Messi ka fituar shtatë Topa të Artë, duke e bërë atë mbajtësin e rekordeve për më shumë tituj.
Ylli i PSG-së dhe Argjentinës ka dy trofe më shumë për Topin e Artë se Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar atë në pesë raste.
Pas këtyre dy, tre lojtarë – Michel Platini, Johan Cruyff dhe Marco van Basten – kanë nga tre Topa të Artë secili.
Sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo, ka fituar dy herë Topin e Artë, një arritje e arritur edhe nga Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Kevin Keegan dhe Karl-Heinz Rummenigge.